Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku dyshohet se një grua ka sjellë në jetë foshnjën e saj në tualetin e repartit të Emergjencës së qytetit.

Rasti është cilësuar nga Policia e Kosovës si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

Reklame

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara, shtetase kosovare, po vazhdon trajtimin mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklame