Një kontroll i papritur është zhvilluar në IEVP Fushë-Krujë nga drejtues të lartë të sistemit të burgjeve dhe Policisë së Burgjeve.

Aksioni ka nisur rreth orës 17:30 dhe ka përfunduar në 19:30, duke përfshirë kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit.

Reklame

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 3 telefona celularë, 3 pajisje të ngjashme me orë-telefon, si dhe disa mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të ndaluara.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, me synim rritjen e nivelit të sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme brenda burgjeve.

Reklame