Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Porti i Durrësit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte në Shqipëri një sasi të konsiderueshme farash kanabisi.
Operacioni i koduar “Parandalimi 2” u zhvillua nga Policia Kufitare e Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në hyrje-dalje të vendit, bazuar në analizën e riskut dhe informacione operative.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në furgonin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë konstatuan disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike. Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin.
Në pranga u vu shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokuroria e Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.














