Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Seeds”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për shitjen e farave të kanabisit me qëllim kultivimin e tyre.
Si rezultat i operacionit, është vënë në pranga një 66-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
U ndalua te Kthesa e Kamzës
Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan ndërhyrjen dhe lokalizuan automjetin në zonën e Kthesës së Kamzës.
Gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga shtetasi me inicialet Lulezim Kalaja u gjet një qese me farat e dyshuara narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 66-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Sekuestrohen provat
Policia bëri me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1000 fara cannabis sativa, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














