Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një 42-vjeçar humbi jetën pas një konflikti të çastit. Sipas policisë, autori, 63-vjeçari K. M., banues në Berat dhe i dënuar më parë për “Vrasje”, ka përdorur një mjet prerës (thikë) për të goditur viktimën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, dhe i riu u dërgua në spital, ku humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Pas katër orësh ndjekjeje dhe kontrolleve intensive në lagjen Kala, pranë Tabjes, policia lokalizoi dhe arrestoi autorin.
Reklame
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Reklame







