Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, ka vënë në lëvizje Policia e Shtetit, e cila ka kryer menjëherë verifikimet përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara kanë bërë të mundur identifikimin e dy shtetaseve që shfaqeshin në video, me inicialet M. G. dhe A. G., të cilat u shoqëruan më 21 prill 2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklame

Nga hetimet paraprake rezulton se dy gratë janë me shtetësi iraniane dhe të pajisura me leje qëndrimi në Shqipëri për arsye humanitare.

Policia thekson se, pas verifikimeve të deritanishme, nuk ka asnjë provë që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme apo të rrezikshme ndaj të miturve, duke garantuar qytetarët se nuk ekziston asnjë kërcënim për sigurinë e tyre.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

Reklame