Një aksident rrugor është regjistruar në kthesën e Goriçajt, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë të plagosur tre persona.
Sipas informacioneve paraprake, njëra nga makinat ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës, ndërsa mjeti tjetër, i ngarkuar me fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Më konkretisht, kamioni ka tentuar të kthehet, ndërsa një automjet i vogël ka hyrë gabim në parakalim, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy mjeteve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.














