Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës së opozitës, ku mes të lënduarve rezulton edhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Sipas pamjeve dhe dëshmive nga vendngjarja, efektivë të policisë kanë përdorur spraj në drejtim të Nokës gjatë përplasjeve me protestuesit pranë Kryeministrisë. Incidenti ka ndodhur në kulmin e tensioneve, kur situata degradoi në përballje direkte mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve në tubim.

Reklame

Ngjarja ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësues të opozitës dhe mbështetës të saj, të cilët akuzojnë për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë. Në deklarata publike, ata kanë paralajmëruar se përgjegjësit, si urdhëruesit ashtu edhe zbatuesit, do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e kryera gjatë protestës.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar për këtë rast konkret, ndërsa situata mbetet e tensionuar edhe në aspektin politik.

Reklame