Në prag të protestës së radhës së opozitës, janë regjistruar lëvizje në strukturat e Policisë së Shtetit.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ermal Gjoka, i cili mbante edhe detyrën e komandantit të forcave “Shqiponja”, është vendosur transferimi i tij në Dibër.

Reklame

Në vend të tij është emëruar Enid Pasho, i cili më herët ka shërbyer pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se këto lëvizje vijnë pas një analize të gjerë të ndërmarrë nga drejtori i përgjithshëm, ndërsa pritet që ndryshime të tjera të prekin disa komisariate dhe sektorë të rëndësishëm të policisë në vend.

Këto zhvillime ndodhin në një moment të ndjeshëm, teksa opozita po përgatitet për protestën e saj të radhës.

Reklame