Finalizohet operacioni i koduar “Fugitive”, me arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë 51-vjeçari Fatbardh Çela, i njohur edhe me emrin Gentian Çela, banues në Këlcyrë.

Reklame

Sipas autoriteteve, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e kishte dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi u bë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Operacioni konsiderohet një tjetër goditje ndaj personave në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes agjencive ligjzbatuese.

Reklame