Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti mes tyre.

Sipas burimeve nga Policia, konflikti dyshohet se ka ndodhur gjatë konsumimit të alkoolit, ndërsa debati fillestar ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfunduar me plagosjen e tre personave.

Reklame

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve që çuan në konfliktin e dhunshëm.

Reklame