Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar arsyet pas largimit të dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit, duke theksuar se vendimi ka qenë kërkesë e degës lokale dhe bazohet në fakte konkrete.
Në një deklaratë për opinionin publik, Noka bëri të ditur se:
Reklame
- Arlind Boshku ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.
- Dritan Burgija akuzohet për përfitime personale nga pozicioni i tij si këshilltar i PD dhe bashkëpunim me PS.
Noka shtoi se çdo interpretim tjetër i kësaj çështjeje është i pavërtetë dhe trillim mediatik.
Largimi i dy këshilltarëve është një vendim i Degës së PD Durrës, e cila kishte depozituar kërkesën për përjashtim kohë më parë, sipas procedurave të partisë.
Sqarim për opinionin publik
Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:
Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.
Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.
Çdo interpretim tjetër është trillim.
Reklame















