Një operacion i autoriteteve italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafik droge, mes tyre një shtetas shqiptare dhe një pakistanez.
Operacioni final u zhvillua pranë daljes së autostradës në Orte, në provincën e Viterbos, ku dy të dyshuarit u ndaluan teksa udhëtonin në rrugën E45 në drejtim të rajonit të Romagna-s.
Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan rreth 2.5 kilogramë kokaine të pastër, me një vlerë që përllogaritet në disa qindra mijëra euro. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 mijë euro në para cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Sipas hetuesve, dy të arrestuarit dyshohet se menaxhonin një rrjet të shpërndarjes së drogës mes zonave të Forlì-t dhe Ravenna-s. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.















