Mansoureh Khojasteh, gruaja e udhëheqësit iranian Ali Khamenei, i vrarë të shtunën gjatë sulmeve amerikane dhe izraelite, ka vdekur pas tre ditësh në koma.

Sipas “Iran International”, 78-vjeçarja Khojasteh mbeti e plagosur, ndërsa Khamenei vdiq menjëherë.

Reklame

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka mbetur vrarë si pasojë e sulmeve ajrore nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi kompleksin e tij në Teheran.

Pas konfirmimit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për eliminimin e 86-vjeçarit, lajmi u konfirmua edhe nga vetë Teherani.

Televizioni Shtetëror Iranian njoftoi shpalljen e 40 ditëve zie kombëtare ndërsa regjimi islamik është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve Amerikane dhe Izraelite.

 

Reklame