Pas një operacioni kërkim-shpëtimi 10-ditor, autoritetet kanë gjetur trupi i pajetë i I.K., 42 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e 20 shkurtit.

Trupi u lokalizua më 28 shkurt në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, përgjatë rrjedhës së lumit Osum, pranë vendit të njohur si “Ura e Blezënkës”, pranë kanioneve të Osumit në Skrapar.

Reklame

Sipas informacionit të autoriteteve, 42-vjeçari dyshohet të ketë kryer vetëhedhje në lumë, si pasojë e kushteve të rënduara psikologjike. Ai kishte qëndruar i mbyllur në vetvete pas ndarjes nga bashkëshortja dhe mungesës së kontaktit me djalin e tij 7-muajsh.

Operacioni i gjetjes së trupit u zhvillua nga një grup i specializuar kërkim-shpëtimi, i cili monitoroi zonën e rrjedhës së lumit Osum gjatë gjithë javës së fundit.

Reklame