Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke krijuar panik tek qytetarët.

Sipas të dhënave paraprake, magnituda e tërmetit ka qenë 4.3 ballë e shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash, çka e ka bërë lëkundjen të perceptohet më e fortë në sipërfaqe.

Reklame

Epiqendra është regjistruar 7 kilometra në veri-perëndim të Lushnjës dhe rreth 31 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.

Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu edhe në Tiranë, ku qytetarë raportuan për dridhje të ndërtesave për disa sekonda.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

 

Reklame