Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, në cilësinë e tij si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Peleshi ishte kallëzuar nga PD me akuzën për bllokim të funksionimit të Këshillit të Mandateve.

Reklame

Sipas burimeve, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimet paraprake, ka arritur në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga ana e Peleshit.

Me këtë vendim, çështja mbyllet në fazën e verifikimit paraprak, pa nisur procedim penal.

Reklame