Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të dalin më 20 shkurti, duke e cilësuar parlamentin aktual si “armik të egër të shqiptarëve”.
Sipas Berishës, parlamenti shqiptar është shndërruar në “mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, Lubjana Ballukut dhe ministrave të tjerë” dhe vepron në shkelje të Kushtetutës. Ai theksoi se qytetarët janë të vetmit që mund të rivendosin Kushtetutën dhe ligjin në vend.
Reklame
“Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre. Pas dështimit në Gjykatën Kushtetuese, Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara. Ju dhe vetëm ju do të vendosni fjalën tuaj për imunitetet dhe borxhet e vjedhura ndaj qytetarëve,” tha Berisha.
Reklame















