Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, ku ai zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes së tij me Top Channel, duket se ka trazuar jo pak ujërat brenda formatit televiziv.
Pas videos që u bë virale në rrjet, ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte dhënë 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar pagën e bashkëshortes, reagimi nuk ka ardhur me fjalë, por me veprime.
Moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi: nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se ai e ka hequr Ilir Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram.
Ky veprim vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit, i cili foli hapur për kushtet e kontratës së tij, një temë që zakonisht mbetet rreptësisht konfidenciale në formate të tilla televizive.
Vrenozi deklaroi se pagesa ishte kusht për hyrjen e tij në format, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë. Por duket se kjo transparencë publike i ka kushtuar atij jo vetëm polemika, por edhe “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit.
















