Ekziston një bindje e përhapur se frigoriferi është zgjidhja ideale për të zgjatur jetëgjatësinë e çdo ushqimi. Por ekspertët e sigurisë ushqimore theksojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Për disa produkte, ruajtja në frigorifer jo vetëm që nuk ndihmon, por përshpejton prishjen dhe humbjen e shijes apo vlerave ushqyese.

Ja disa nga ushqimet që nuk rekomandohet të mbahen në frigorifer, si dhe mënyrat e duhura për ruajtjen e tyre:

Reklame

Qepët
Lagështia e frigoriferit bën që qepët të myken më shpejt. Ato duhet të ruhen jashtë frigoriferit, në një vend të freskët dhe të thatë. Gjithashtu, nuk këshillohet vendosja e tyre pranë patateve, pasi kontakti mes tyre përshpejton prishjen.

Kafeja
Edhe pse temperaturat e ulëta ruajnë aromën, frigoriferi nuk është vendi i duhur për kafenë e përditshme. Ajo thith lehtësisht aromat e ushqimeve të tjera. Zgjidhja më e mirë është ruajtja në një kavanoz hermetik, në një vend të freskët dhe të errët. Vetëm për sasi të mëdha mund të përdoret frigoriferi.

Borziloku
Ky barishte nuk e duron të ftohtin. Në frigorifer vyshket shpejt dhe thith aromat përreth. Rekomandohet të mbahet në një gotë me ujë të ftohtë, njësoj si lulet.

Vaji i ullirit
Temperaturat e ulëta e kondensojnë vajin dhe i ndryshojnë strukturën. Frigoriferi duhet shmangur, përveç rasteve të veçanta. Vaji i ullirit ruhet më mirë në një vend të errët dhe të freskët.

Mjalti
Është një nga ushqimet e pakta që nuk prishet nëse ruhet siç duhet në temperaturë ambienti. Vendosja në frigorifer i ndryshon strukturën dhe e bën më të vështirë përdorimin.

Buka
Në frigorifer buka thahet shpejt dhe humbet butësinë. Ajo duhet mbajtur jashtë frigoriferit. Përjashtim bëjnë fetat e thekura, të cilat mund të ruhen në frigorifer për disa ditë.

Avokadot
Për t’u pjekur, avokadot duhet të qëndrojnë jashtë frigoriferit. Vetëm pasi të priten dhe të mbetet një pjesë e papërdorur, ajo mund të ruhet në frigorifer për një kohë të shkurtër.

Patatet
Frigoriferi ndryshon shijen e patateve, duke e shndërruar niseshtenë në sheqer dhe duke i bërë më të ëmbla. Ato duhen ruajtur në një qese letre, në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Ekspertët këshillojnë që njohja e mënyrës së saktë të ruajtjes së ushqimeve jo vetëm që kursen para, por ndihmon edhe në ruajtjen e shijes dhe sigurisë ushqimore në familje.

Reklame