Në kaskadën e Drinit kanë nisur shkarkime të kontrolluara si pasojë e rritjes së prurjeve ujore, nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht, niveli i shkarkimit arrin në rreth 700 metra kub ujë për sekondë, përveç sasisë së dedikuar për prodhimin e energjisë elektrike.

Shkarkimet po kryhen në mënyrë të monitoruar dhe të menaxhuar nga specialistët e hidrocentraleve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe funksionimit normal të sistemit energjetik.

Reklame

Ndërkohë, Bashkia Shkodër bën me dije se ndodhet në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për të ndjekur nga afër situatën dhe për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Sipas informacioneve zyrtare, deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Reklame