Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku me 90% për qind të votave të numëruara, garën e prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Ky rezultat e vendos partinë në pozicionin e parë për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit.

Reklame

Sipas të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje ka siguruar 50.25 për qind të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.76 për qind.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.04 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet më poshtë në renditje, pa arritur të kalojë pragun e partive kryesore.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

Rezultatet e partive më të mëdha

Me 87.52 për qind të vendvotimeve të procesuara, garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë e prin Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje

50,25%

Partia Demokratike e Kosovës

20,76%

Lidhja Demokratike e Kosoves

14,04%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ky proces zgjedhor u përsërit pas dështimit të partive politike për të arritur konsensus mbi formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025. Mospajtimet politike dhe mungesa e koalicioneve të qëndrueshme e çuan vendin drejt një cikli të ri zgjedhor, i cili tashmë duket se ka prodhuar një fitues të qartë.

Reklame