Një banesë u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Laçit. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në fshatin Sanxhak, në një banesë në administrim të shtetasit M. L., 64 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e pakujdesisë gjatë gatimit me bombol gaz. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të shuar flakët, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Reklame
Reklame















