Mbrëmjen e sotme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të qytetit dhe në akset kryesore rrugore.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në banesa ku dyshohet se mund të fshihen persona me rrezikshmëri të lartë, si dhe në automjete luksoze dhe me xhama të errët, që shpesh përdoren për t’u shmangur identifikimit nga policia.
Reklame
Operacioni ka përfshirë lagje të ndryshme të Vlorës, hyrje-daljet kryesore të qytetit, si dhe ambiente të dyshuara për strehimin e personave në kërkim. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë për të garantuar sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
Reklame















