Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi rëndësinë e mobilizimit të demokratëve dhe dëgjimit të zërit të tyre, duke i cilësuar anëtarët e PD-së si “heronj” për sakrificat dhe kontributin e dhënë ndër vite.

Salianji u shpreh se demokratët janë përballur me autokracinë pa kërkuar asgjë në këmbim, përveç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre. Sipas tij, thirrjet e tyre, ashtu si edhe zëri i qytetarëve të Shqipërisë, nuk duhet të relativizohen apo të injorohen.

Reklame

“Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur. Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësisë së çdo politikani,” u shpreh Salianji.

Ai theksoi se Partia Demokratike duhet të përgatitet për të udhëhequr ndryshimin që qytetarët presin, duke nisur nga ky takim i parë me strukturat dhe nga energjia që, sipas tij, është e pashtershme brenda partisë, por ende e pashfrytëzuar plotësisht.

Reklame