Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor, Lushnje-Rrogozhinë.
Një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje, dhe si pasojë është përfshirë nga flakët.
Reklame
Mësohet se mjeti tip Toyota drejtohej nga një 40 vjeçare, e cila ka shpëtuar mrekullisht bashkë me dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që digjej.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur filuoristradën. Policia ndodhet në vendngjarje.
Reklame














