Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbajë më 11 dhjetor seancën dëgjimore me katër kandidatët që garojnë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa mandati trevjeçar i kreut aktual, Altin Dumani, po i vjen fundit.
Në garë janë:
Adnand Xholi
Klodian Braho
Doloreza Musabelliu
Elvin Gokaj
Gjatë seancës, kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre drejtuese, ndërsa më pas do t’u nënshtrohen pyetjeve nga anëtarët e KLP-së.
Pas vlerësimit të performancës, vizionit dhe kritereve profesionale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të marrë vendimin për drejtuesin e ri të SPAK.
Kryeprokurori i ri i Posaçëm do ta drejtojë këtë institucion për 3 vitet e ardhshme, në një moment kyç për hetimet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.















