Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Threat”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së qytetit.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë dy shtetas:

Reklame

Pajtim Gurra 21 vjeç

David Skilja  23 vjeç

Të dy banues në Elbasan dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë dy muajve të fundit, dy të arrestuarit dyshohet se jepnin para me fajde dhe kanë dhunuar fizikisht si dhe kanosur dy shtetas (babë e bir) për t’i detyruar t’u kthenin shumën e parave të marra borxh.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan gjithashtu:

1 automjet

3 celularë

Policia njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde nga të njëjtët shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim

“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”

Reklame