Pas vrasjes së Gilmando Danit dhe plagosjes së punonjësit të AMP-së, Mustafa Shaljani, dalin të dhëna të reja për udhëtimin e tij drejt Barcelonës.
Sipas gazetares Anila Hoxha, Dani kishte shkuar në Barcelonë për përgatitjet e dasmës. Ai ishte fejuar me një arkitekte dhe po nis një jetë të re, ndërsa udhëtimi ishte pjesë e këtyre përgatitjeve.
““Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij. Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re” tha Hoxha.
Megjithatë, Dani, pavarësisht të kaluarës me precedentë, nuk kishte masa të shtuar sigurie, çka po analizohet nga grupi hetues.















