Reshjet e dendura të shiut kanë permbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi.
Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Reklame
Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.
Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qënë sot qyteti me pjesmarrje më të ulët të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri ne dreke vetëm 9.38% e zgjedhësve kanë votuar në këtë qytet.
Reklame








