Advertisement

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Reklame

Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC.

Pas vendimit të gjykatës, ish-ministri do të vijojë procedurat nën masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa ndryshimi i masës së sigurisë nuk përbën vendim përfundimtar mbi përgjegjësinë penale të Beqajt.

Lexo edhe :

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt: Pretendimet janë të pabazuara në ligj

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësimin e “arrestit në burg”

Reklame