Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vlerësuar se pretendimet për procedurën e zgjedhjes, kriteret e kandidatit dhe mbështetjen e deputetëve nuk qëndrojnë.
Sipas saj, nuk u konstatuan shkelje të garancive procedurale apo arbitraritet nga Kuvendi.
Ankimi në Kushtetuese ishte bërë nga ana e deputetëve të PD, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit me 85 vota pro me 11 dhjetor.
Përplasja nisi kur PD tërhoqi firmat për të gjithë kandidatët, përfshirë Endri Shabanin dhe thanë se ai nuk gëzon më mbështetjen e tyre, por pavarësisht kësaj, socialistët e kaluan në seancë plenare duke votuar me shumicë votash Endri Shabanin si Avokat të Popullit.

Lexo edhe:
Shkarkimi i Vlora Hysenit, reagon Balla: PS nuk bën avokatin e askujt
SHTYHET SËRISH GJYQI PËR METËN DHE KRYEMADHIN/ Përplasja në GJKKO, avokati: Rrezikoj licencën














