Rreth 120 pacientë janë paraqitur gjatë pesë ditëve në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit me simptoma gastrointestinale, mes tyre të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje barku.

Vetëm këtë mëngjes, nga ora 08:00 deri në 10:00, rreth 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Reklame

Pacientët kanë ngritur dyshime se shqetësimet mund të jenë shkaktuar nga uji i pijshëm, pasi pretendojnë se ditët e fundit uji i çezmës ka pasur një erë të pazakontë. Disa banorë thonë se janë detyruar të blejnë ujë të ambalazhuar.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore, Nikolin Bardhoku, tha se pacientët kanë shfaqur simptoma të gastroenteritit akut dhe se situata është nën kontroll.

“Janë çrregullime gastrointestinale, gastroenterite akute. […] Unë mendoj se është një enterovirozë”, deklaroi mjeku.

Megjithatë, shkaku i saktë i shqetësimeve shëndetësore ende nuk është përcaktuar.

Zv.kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Mikel Qafa, tha se nuk mund të konfirmohet nëse uji është shkaku, ndërsa theksoi se institucionet presin rezultatet e analizave.

Kampionet e ujit janë marrë prej tre ditësh, por deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare nëse uji i çezmës është i lidhur me rastet e raportuara.

Lexo edhe:

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

INVESTIGIMI/ Helmimi masiv te Akademia e Sigurisë: ISHP fsheh Raportin Epidemiologjik, “Zbardhet” skandali i institucionit

Reklame