Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”.
Konkretisht, GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.
Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg. Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Prokuroria më herët kërkoi dënimin e të pandehurve:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Jozi
Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias
Edmir Pjetri), Henerigert Mitri, Durim Bami dhe Altin Morina.”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj, me vendimin nr.
66, datë 14.09.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i
kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer
në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4
të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal
si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashte) vite burgim;
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i
Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jozi
Kraja me 7 (shtatë) vite burgim.
4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 4 (katër) vite
e 8 (tetë) muaj burgim.
5.Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Jozi Kraja fillon nga dita e arrestimit të
tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës
penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve
D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar
Rruga “Jordan Misja”, nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al
nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i
Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim;
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës
penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a,
paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
8. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aldo
Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 7 (shtatë) vite burgim.
9. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon
Avdyli) me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
10. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli)
fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi
i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të
parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij
me 13 (trembëdhjetë) vite burgim;
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit
Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim;
13. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Oltion Zefi me 15 (pesëmbedhjetë) vite burgim.
14. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 10 (dhjetë)
vite burgim.
15. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Oltion Zefi të kryhet në burg të sigurisë
së lartë, pasi ky i pandehur të arrestohet për efekt të ekzekutimit të vendimit.
16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri),
për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të
bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1,
dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal,
si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim;
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri),
për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes,
parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij
me 2 (dy) vite burgim;
Rruga “Jordan Misja”, nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al
18. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
19. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson
Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 8 (tetë) vite burgim.
20. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin pandehurin Edson Jozwik (alias Edson
Pjetri, alias Edmir Pjetri) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë
së lartë.
21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të
“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të
struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me
veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve
dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Grup
i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i
Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të
“Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim;
24. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Henerigert Mitri me 8 (tetë) vite burgim.
25. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 5 (pesë)
vite e 4 (katër) muaj burgim.
26. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Henerigert Mitri fillon nga dita e
arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi
i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N, kryer në
bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4
të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal
si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
28. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve T.Xh
dhe E.M, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga
nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i
Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja”, nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al
29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni
333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës, si dhe në bazë të këtij
neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;
30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim
i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar
kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën
penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve
dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim;
31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni
333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, si dhe në bazë të
këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;
32. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Durim Bami me 16 (gjashtëmbedhjetë) vite burgim.
33. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 10 (dhjetë)
vite e 8 (tetë) muaj burgim.
34. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Durim Bami fillon nga dita e arrestimit
të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
35. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi
i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet
284, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale
nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika
1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
36. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i
Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së
armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1
i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim;
38. Pushimin e çeshtjes penale ndaj të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës
penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në
formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore,
parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal.
39. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin
Morina me 10 (dhjetë) vite burgim.
Rruga “Jordan Misja”, nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al
40. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 6 (gjashtë)
vite e 8 (tetë) muaj burgim.
41. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Altin Morina fillon nga dita e arrestimit
të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
42. Në bazë të gërmave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, si
dhe në bazë të gërmave “a” dhe “d” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe
të kalojnë në favor të shtetit si sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, apo
që prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i tyre përbëjnë vepër penale, sendet e
sekuestruara të pandehurit Altin Morina me procesverbalin e datës 04.04.2025 ora 03:00, të
cilat pas kryerjes së aktit Nr **** datë 08.05.2025 të ekspertimit Teknik arme e fishekësh dhe
balistik gëzhojash, janë lënë në ruajtje në magazinën e armatimit të Drejtorisë Vendore Tiranë
me procesverbalin e lënies në ruajtje të datës 23.05.2025, konkretisht: një armë zjarri pistoletë
me mbishkrim “****”, me numër “****”, me një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë
luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit, konkretisht:
1. Pistoleta me mbishkrim “****”, me numër “****”;
2. Një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas
ekspertimit teknik arme dhe fishekësh Nr **** datë 08.05.2025;
43. Në bazë të nenit 485 të K. Pr. Penale, t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve shpenzimet
proceduriale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe ato të kryera në gjykim.
44. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat
nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 15.09.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Lexo edhe:
Pas Durim Bamit transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin edhe Lulzim Berisha
Durim Bami transferohet në Peqin, vendoset në regjim sigurie të lartë në burg, i rrezikohet jeta















