Advertisement

Reshjet e dendura të ditëve të fundit në Tiranë, me intensitet të lartë veçanërisht gjatë ditës së sotme, kanë sjellë një rritje të pazakontë të nivelit të ujit në lumin e Lanës.

Sipas vëzhgimeve në terren, prurjet e shtuara kanë bërë që niveli i lumit të rritet ndjeshëm, duke krijuar shqetësim për mundësinë e daljes nga shtrati në disa segmente. Situata paraqet rrezik potencial për qytetarët dhe për zonat përreth, veçanërisht nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet.

Reklame

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin pranë brigjeve të Lanës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në orët në vijim.

Në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike, nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të ndërhyjnë nëse niveli i ujit vijon të rritet.

Reklame