Advertisement
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-efektivin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.
Shpataraku u arrestua në kuadër të operacionit për kapjen e Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK.
Reklame
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shpataraku u ndalua në automjet së bashku me Ergys Agasin, gjatë operacionit të zhvilluar në zonën e Durrësit.
Vendimi i GJKKO-së e lë atë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për rolin e tij dhe rrethanat e përkrahjes së Agasit vijojnë.
Lexo edhe
Pas arrestimit me Agasin, ish-polici përjashtohet dhe “çarmatoset”: I sekuestrohen 7 armë
Reklame














