Fluksi i udhëtarëve vijon të jetë i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit të gushtit.
Qytetarë nga Kosova po vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për ditët e fundit të verës, duke shfrytëzuar edhe temperaturat e favorshme.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri 52 mijë e 864 shtetas dhe 13 mijë e 531 automjete. Në të njëjtën periudhë, nga vendi kanë dalë 35 mijë e 72 shtetas dhe 11 mijë e 238 automjete.
Fluksi i lartë vihet re edhe në bilancin e pesë ditëve të fundit. Nga 24 deri më 28 gusht, në Shqipëri kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare 152 mijë e 694 shtetas dhe 46 mijë e 870 automjete.
Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 121 mijë e 846 shtetas dhe 37 mijë e 148 automjete.
Pushuesit shprehen se po përfitojnë nga ditët e fundit të verës për të kaluar kohë në bregdetin shqiptar, ndërsa për një pjesë të tyre kjo është një tjetër vizitë në Shqipëri gjatë këtij sezoni.
Morini mbetet një nga pikat kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë. Autoritetet vijojnë menaxhimin e fluksit me synim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e lëvizjes së udhëtarëve.
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin e Kosovës
Lapsusi në Presidencën e Kosovës: Komunikata zyrtare publikohet me “përgjigjen” e ChatGPT















