Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar pak pas mesnatës në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias, pranë kufirit me Abruzon dhe Lazion.

Lëkundjet zgjatën disa sekonda dhe u ndjenë në një zonë të gjerë. Tërmeti u raportua edhe në provincat e Chietit, L’Aquilës dhe Casertës.

Reklame

Nga frika, shumë banorë dolën në rrugë. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Pizzones. Lëkundja u regjistrua në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Një tjetër lëkundje disa orë më vonë

Një tjetër tërmet është regjistruar në të njëjtën zonë në orën 03:41 të mëngjesit.

Kjo lëkundje kishte magnitudë 2.2 dhe u regjistrua në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri në këto momente nuk janë raportuar pasoja të tjera.

Lexo dhe:

Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, 235 viktima dhe mijëra të zhdukur; vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Rëndohet bilanci, mbi 5.200 viktima dhe mijëra të pastrehë nga tërmeti në Venezuelë

Reklame