Qindra qytetarë janë mbledhur në një nga rrugët qendrore të Beogradit, ku atmosfera është shoqëruar me flakadanë të ndezur dhe boritë e automjeteve, pas zhvillimeve të fundit në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Pamjet nga kryeqyteti serb tregojnë qytetarë të mbledhur në rrugë, ndërsa zhurma e borive dhe flakadanët kanë krijuar një atmosferë festive.

Reklame

Ndërkohë, persona të mbledhur në kampin “Çacilend”, shumë prej tyre të veshur me të zeza, kanë nisur të largohen nga hapësira e rrethuar.

Zhvillimet vijnë pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit, i cili pranoi se, sipas një mostre paraprake, lista e tij kishte humbur zgjedhjet dhe se Lista Studentore ishte në avantazh.

Megjithatë, shifrat e deklaruara deri tani mbeten paraprake dhe rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet nga autoritetet zgjedhore.

Lexo edhe

Serbia sot në zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me listë të përbashkët

Tërmet politik në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: “Kanë fituar studentët”

Reklame