Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së janë parë duke hyrë në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, ku pritet të zhvillohet seanca e rëndësishme për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.
Sipas raportimeve, në gjykatë është parë Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndërsa kanë mbërritur edhe bashkëshortja dhe djali i Rexhep Selimit.
Bashkë me ta, në Hagë ndodhen edhe shumë familjarë të tjerë të akredituar, të cilët po presin të hyjnë në Galerinë e Publikut për të ndjekur nga afër seancën.
Vëmendja është përqendruar te vendimi i trupit gjykues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pas procesit gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Speciale.
Lexo edhe:
Haga mbyll kërkesat për lirimin e Thaçit, aktgjykimi më 16 shtator
Gjithë sytë e shqiptarëve sot nga Haga, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së















