Advertisement

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (16 prill) në Malishevë, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar pasoja fatale.

Sipas raportimeve paraprake, në momentin e zjarrit brenda banesës ndodheshin anëtarë të një familjeje. Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Reklame

Ende nuk dihen shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa dyshimet e para flasin për një incident aksidental.

Autoritetet në Kosovo pritet të japin detaje të mëtejshme në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në proces.

Reklame