Advertisement

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj funksionarit të Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi.

Balla pretendon se Bylykbashi ka bërë thirrje për ndërprerjen e punës në fabrika përmes grupeve të komunikimit të sipërmarrjeve private.

Reklame

“Kudo është Saliu Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private. Funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.

Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS shoqërohet me publikimin e një materiali që, sipas tij, lidhet me këtë thirrje.

Lexo edhe

Policia apel protestuesve: Ruani qetësinë, personat që kryejnë akte dhune do të mbajnë përgjegjësi

Rama të japë dorëheqjen zgjidhja e vetme për krizën, Berisha: Thirrje pedagogëve e qytetarëve t’u bashkohen studentëve

Reklame