Advertisement

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë, duke vijuar mobilizimin e nisur prej javësh në Tiranë.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, ata mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë aktuale dhe klasës politike në përgjithësi.

Reklame

Thirrjet që dominuan protestën ishin “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësinë e pjesëmarrësve ndaj situatës politike në vend.

Ndërkohë, në tre protestat e fundit, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht dhjetëra protestues. Sipas autoriteteve, procedimet janë kryer për bllokimin e akseve rrugore, prishjen e rendit publik si dhe për shkeljen e fashës orare dhe perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.

Pavarësisht procedimeve, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit e vendit.

Reklame