Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të dy personave, të cilët, sipas autoriteteve, janë ndaluar në kuadër të veprimeve për dokumentimin e akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të një dite më parë.
Në videon e publikuar nga Policia shfaqen kontrollet e ushtruara ndaj dy personave të maskuar, si edhe automjeti me të cilin ata po lëviznin.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale që dyshohet se lidhen me incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi materialet e sekuestruara apo rolin e dy personave në ngjarjet e një dite më parë.
Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të akteve të dhunës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
lexo edhe
6 të arrestuar pas protestës në Tiranë, mes tyre dy të mitur! Policia sekuestron bomba molotov
Berisha: Tirana po jeton një ditë terrori nga narkoshteti, qytetarët t’i bashkohen protestës














