Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga dosja hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, ku përmendet një kuti e mbushur me euro, e cila dyshohet se është fotografuar në vilën e saj në Dhërmi.
Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mbron korrupsionin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke e cilësuar rastin e kutisë me para si një tjetër episod që, sipas tij, tregon përmasat e abuzimit me fondet publike.
Reklame
“Dhe kreu i organizatës, i kapur në flagrancë në disa afera e skandale, vijon të mbrojë korrupsionin e të mbajë me forcë karrigen. Po fundi i tij është i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë”, shprehet Këlliçi ndër të tjera.
Lexo edhe
Reklame














