Advertisement

Një prej avokatëve të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike për të ofruar mbështetje ligjore për protestuesit, Franc Nuri, ka publikuar pamjet dhe ka denoncuar përmes një postimi publik, situatën në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku familjarët dhe avokatët e protestuesve të shoqëruar dhe të arrestuar nuk kanë mundur të marrin informacion mbi gjendjen dhe statusin e tyre ligjor.

Nuri bën me dije se deri në orët e para të mëngjesit, dyert e komisariatit kanë qëndruar të mbyllura për qytetarët, familjarët dhe avokatët.

Reklame

Sipas tij, policia nuk jep informacion të saktë dhe të përditësuar mbi personat e ndaluar, duke penguar ushtrimin e detyrës nga avokatët.

Reagimi i plotë:

Kjo është gjendja në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë!
Deri ne orét e para te mengjesit, dyert mbahen te mbyllura per qytetarët, familjarët dhe avokatët e protestuesve të shoqëruar e të arrestuar.
Policia refuzon të japë informacion të saktë dhe të
përditesuar mbi gjendjen dhe statusin e tyre ligjor, duke penguar avokatet né ushtrimin e detyres.
Cenohen të drejtat më minimale kushtetuese, e drejta e mbrojtjes dhe e informimit!

Lexo edhe

Protestat e gjimnazistëve përhapen në vend/ Bojkot mësimi në Lezhë e Kamëz, në Fier shtohen masat e sigurisë

Zhupa denoncon: Policë civilë në Qytetin Studenti, akuzon për skenar frikësimi ndaj studentëve

 

Reklame