Tiranë – Një konflikt mes disa personave në një lokal në zonën e Don Boskos ka përfunduar me plagosjen e një personi dhe arrestimin e një 36-vjeçari, i cili dyshohet se ka përdorur një armë zjarri gjatë sherrit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës 21:45, në rrugën “Eshref Frashëri”. Policia u njoftua për një konflikt në ambientet e një lokali të identifikuar si “Omerta”.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, së bashku me Forcat “Shqiponja”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Indrit Kallarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë tip “TT”.
Sipas dyshimeve të policisë, gjatë konfliktit Kallari ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e ballit Arben Merkajn.
Indrit Kallari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”.
Ndërkohë, Arben Merkaj do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas policisë nuk ka kallëzuar rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti dhe plagosja.
Sekuestrohet DVR-ja e lokalit
Në kuadër të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe pajisjen DVR të lokalit “Omerta”. Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të dinamikës së konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull janë nën hetim dhe akuzat ndaj tyre do të vlerësohen nga organet e drejtësisë.
Lexo edhe:
Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një person i plagosur rëndë
Kjo është shtatzëna që u vra në Malishevë, dyshohet se u qëllua me armë nga bashkëshorti 26-vjeçar













