Advertisement

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Endri Goxhaj, i cili u qëllua pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur më herët mes palëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, pranë një lokali në qendër të qytetit. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është 29-vjeçari Devis  Nela, i cili pas përplasjes ka qëlluar me armë zjarri ndaj Goxhajt, duke i shkaktuar plagë fatale. 30-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Reklame

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario   Nela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta.Pas ngjarjes, autori është larguar me automjet në drejtim të paditur, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve, rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklame