Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur brenda Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku dy shtetase, 38 dhe 29 vjeçe, kanë dhunuar një oficere policie.

Sipas njoftimit të Policisë, oficerja po shoqëronte të dyshuarat në hyrje të komisariatit kur ato e sulmuan fizikisht për shkak të detyrës së saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetaset M.A., 38 vjeçe, dhe R.A., 29 vjeçe.

Reklame

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklame