Finalizohet operacioni “Operacionalja 70” – Arrestohet në Tepelenë një shtetas i kërkuar nga autoritetet e Kosovës
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
Si rezultat i këtij operacioni, në qytetin e Tepelenës u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kosovë shtetasi:
Nelson Shehu, 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana po ndjek procedurat për ekstradimin e tij drejt Republikës së Kosovës.
lexo edhe:
Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen BMW dhe Renault Clio, lëndohen tre persona ndërhyjnë zjarrfikësit
30 ton misër pa faturë, ndalohet kamioni në aksin Levan-Tepelenë













